Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Spalletti largohet me fitore nga Italia

Luciano Spalletti

Luciano Spalletti u largua nga detyra e selektorit të Italisë me fitore 2:0 ndaj Moldavisë. Por golat e Giacomo Raspadorit në minutën e 40-të dhe Andrea Cambiasos në minutën e 50-të, nuk arritën ta fshehin arsyen shumë të qartë pse ai u shkarkua.

Italia luajti ndaj Moldavisë të hënën në një situatë shumë të çuditshme, pasi Spalletti njoftoi se është shkarkuar pas disfatës 3:0 nga Norvegjia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte fitorja e parë e Italisë të hënën nga dy ndeshje të zhvilluara në kuadër të grupit I kualifikues për Kupën e Botës 2026. Edhe Estonia ka tri pikë nga katër ndeshje.