Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Galatasarayt telefonon Muriqin

vedat muriqi, mallorca, sport, futboll

Vedat Muriqi mund të rikthehet në kampionatin turk gjatë kësaj vere.

Mediat turke kanë bërë të ditur se sulmuesi ka marrë një ofertë nga skuadra e njohur Galatasaray.

Është trajneri i ri i Galatasarayt, Okan Buruk që thuhet se ka telefonuar Muriqin për ta bindur të rikthehet në Turqi.

Buruk ka punuar me sulmuesin kosovar sa ishte pjesë e Rizesporit.

28-vjeçari do të largohet nga Lazio, pasi klubi italian nuk llogarit në shërbimet e tij.

Edhe Trajneri i Galatasarayt flet në telefon me Vedat Muriqin Futboll Trajneri i Galatasarayt flet në telefon me Vedat Muriqin

Muriqi ishte i huazuar sezonin e shkuar Mallorca, por klubi spanjoll nuk ka vendosur ende për ta blerë kartonin e tij.

Lazio po kërkon 12 milionë euro për ta liruar lojtarin.