Vedat Muriqi nuk e ka mohuar mundësinë që të rikthehet në kampionatin turk, ka bërë të ditur “Fotomaç”.
Sulmuesi kosovar do të shitet nga Lazio gjatë kësaj vere, pasi drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij.
“Ka disa skuadra të interesuara, si nga jashtë, ashtu edhe nga Turqia. Pse të mos ktheheni në Turqi”, deklaroi Muriqi.
Për 28-vjeçarin interesim të vazhdueshëm ka shprehur Galatasaray.
Lazio për ta liruar lojtarin po kërkon të paktën 12 milionë euro.
Muriqi sezonin e shkuar ishte i huazuar te skuadra spanjolle Mallorca.