Vedat Muriqi ka gjasa të kthehet në Turqi, por jo te Fenerbahçe.
“Corriere dello Sport” ka raportuar të hënën se Galatasaray tashmë i ka bërë ofertë Lazios për transferimin e Muriqit.
Mësohet se ekipi turk është i gatshëm të ofrojë deri në 15 milionë euro për ta siguruar Muriqin, i cili është nxjerrë në shitje nga Lazio.
Në fillim të këtij viti Muriqi luajti i huazuar te Mallorca, por ekipi spanjoll hoqi dorë nga transferimi i tij i përhershëm për shkak të kërkesës prej 11 milionë eurosh për kartonin e tij.
Sulmuesi 28-vjeçar iu bashkua Lazios në verën e vitit 2020 nga Fenerbahçe, por nuk bindi me paraqitjet e tij tek ekipi italian.
Reprezentuesi i Kosovës ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025.