Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, ka folur personalisht në telefon me sulmuesin kosovar Vedat Muriqi.
“Zhvillime të papritura po ndodhin në lidhje me sulmin e Galatasarayt. Ndërsa vazhdojnë negociatat për kontratë me Mauro Icardin, Galatasaray ka kthyer vëmendjen nga Spanja. Ka informata se trajneri Okan Buruk ka folur personalisht në telefon me sulmuesin kosovar Vedat Muriqi, ish-lojtarin e tij nga koha kur ishte te Rizespori”, ka raportuar të mërkurën mediumi turk “TGRT”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuriqi ka qenë nën urdhrat e Burukut te Rizespori.
Muriqi ka shënuar 22 gola në La Liga këtë edicion. Ai kërkohet edhe nga Fenerbahçe.
Rënia e Mallorcas në Kategorinë e Dytë të Spanjës hap rrugë për largimin e Muriqit.
Sulmuesi i Kosovës me Mallorcan ka kontratë deri në vitin 2029.