Botërori U-20 i futbollit nis muajin e ardhshëm dhe shumica e trajnerëve kanë nisur të mbledhin skuadrat për përgatitjet e fundit.
Derisa turneu shpesh ka qenë trampolinë për te niveli i yjeve për top-futbollistët, po ashtu ka luajtur rolin si trampolinë edhe për trajnerët. Shumë trajnerë me emër në botën e futbollit kanë nisur karrierat e tyre duke drejtuar përfaqësueset e të rinjve në nivelin botëror, shkruan sot Koha Ditore.
Më pas ata do të udhëhiqnin skuadrat nacionale të të rriturve, si dhe klubet lidere si Real Madridi, Barcelona apo Bayern Muenchen. Më poshtë janë katër trajnerët që kanë treguar shkathtësitë e tyre në Botërorin U-20 të FIFA-s apo Botërorin e të rinjve, siç njihej më herët kjo garë.
Jose Pekerman (Argjentinë)
Jose Pekerman drejtoi përfaqësuesen e të rinjve të Argjentinës, që fitoi tre nga katër titujt e botës për grupmoshën U-20 nga viti 1995 deri më 2001, duke dështuar vetëm në vitin 1999 në 1/8 e finales.
Edhe
Trajnerët me më së shumti pjesëmarrje në Kupë të Botës
Carlos Queiroz (Portugali)
Shumë kohë para se të zëvendësonte Jose Pekermanin, si seleksionues i Kolumbisë, Carlos Queiroz udhëhoqi “gjeneratën e artë” të Portugalisë drejt dy titujve rresht në botërorin e të rinjve më 1989 dhe 1991. Skuadra e vitit 1991 kishte emrat si Luis Figo, që u zgjodh futbollisti më i mirë në botë në vitin 2001 dhe Rui Costan, fituesin e Ligës së Kampionëve në stinorin 2002/03.