Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhamin zyrtarizon Bergwijnin

Tottenhami ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit ofensiv Steven Bergwijn.

Ai u transferua në Londër nga PSV-ja, duke nënshkruar kontratë që e mban te Tottenhami deri më 2025.

Te klubi i ri do të bartë fanellën me numrin 23.

Holandezi debutoi për PSV-në në moshën 17-vjeçare dhe tre herë ka fituar titullin e kampionit në Eredivisie. Në 149 paraqitje ka shënuar 31 gola.

22-vjeçari ka edhe nëntë paraqitje për Holandën.

Artikuj të ngjashëm