Ajaxi e ka transferuar futbollistin e krahut, Steven Bergwijn, nga Tottenhami për shumën rekorde të klubit, 31 milionë euro.
24-vjeçari që përfaqëson Holandën më parë kishte luajtur për Ajaxin, por për të rinjtë e kësaj skuadre.
Ai të premten nënshkroi kontratë pesëvjeçare.
Bergwijn realizoi tetë gola në 81 paraqitje për Spursin, pasi iu bashkua ekipit londinez nga PSV Eindhoveni në janar të vitit 2020.
Bergwijn u bë edhe transferimi më i shtrenjtë i elitës së futbollit holandez.