Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajaxi me ofertë për Bergwijnin

Skuadra e Ajaxit i ka bërë ofertë Tottenhamit për shërbimet e sulmuesit të krahut, Steven Bergwijn. “The Times” ka shkruar të martën se Ajaxi ka ofruar rreth 30 milionë euro dëmshpërblim për holandezin, i cili ka kërkuar largimin nga Tottenhami në verë.

Bergwijn nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion te Tottenhami, dhe Ajaxi po synon ta shfrytëzojë këtë situatë.

26-vjeçari në 29 paraqitje deri më tani për Tottenhamin ka shënuar katër gola dhe ka asistuar dy herë. Ai është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2020, kur iu bashkua nga PSV Eindhoveni dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2025.