Te Ajaxi nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga transferimi i sulmuesit të krahut, Steven Bergwijn.
“Sky Sports” ka raportuar se Ajaxi i ka bërë ofertë të re Tottenhamit për 24-vjeçarin. Për kartonin e tij, Ajaxi thuhet se ka ofruar 30 milionë euro. Bergwijn do të largohet nga Tottenhami pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte për sezonin e ri.
Bergwijn në sezonin e fundit shënoi katër gola dhe bëri dy asistime në 32 paraqitje për Tottenhamin, ekip të cilit iu bashkua në janar të vitit 2020 nga PSV Eindhoveni. Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në verën e vitit 2025.
Artikuj të ngjashëm