Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajaxi me ofertë për Bergwijnin

Skuadra e Ajaxit i ka bërë ofertë zyrtare Tottenhamit për sulmuesin e krahut, Steven Bergwijn. Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja holandeze “De Telegraaf”.

Për transferimin e Bergwijinit gjatë kësaj vere, thuhet se Ajaxi ka ofruar rreth 25 milionë euro. Bergwijn do të largohet nga Tottenhami pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.

24-vjeçari iu bashkua ekipit londinez nga PSV Eindhoveni para dy vjetësh, por sezonin e fundit nuk ka pasur hapësirë të madhe.

Shënoi katër gola dhe bëri dy asistime në të gjitha garat kurse me Tottenhamin ka kontratë deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm