Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani interesohet për Bergwijnin

Skuadra e Milanit edhe zyrtarisht ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, holandezin Steven Bergëijn kanë raportuar mediumet italiane të premten.

Bëhet e ditur se Bergwijn pritet të largohet këtë verë nga Tottenhami pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte. 24-vjeçari iu bashkua Tottenhamit në janar të vitit 2020 nga PSV Eindhoveni për 30 milionë euro por nën Conten i ka luajtur vetëm dy ndeshje si titullar.

Milani është i gatshëm që për kartonin e tij të ofrojë rreth 25 milionë euro pasi e sheh Bergwijnin si përforcim të duhur për sulmin në sezonin e ri.

Holandezi ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025 kurse këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat.