Kur ka mbetur vetëm edhe një ditë në mbylljen e afatit kalimtar për klubet e Premier Ligës, Tottenhami synon që ta transferojë mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj.
Goal dhe Evening Standard raportojnë se “Spurs” duan transferimin e mbrojtësit të djathtë të Napolit pas shitjes së Kieran Trippierit, derisa Juan Foyth ka pësuar lëndim, e në anën tjetër Serge Aurier është lidhur me një rikthim te PSG-ja, transmeton Koha.net.
Hysaj qe një kohë të gjatë është lidhur me një largim nga Napoli, pasi nuk është i kënaqur me hapësirën që i është dhënë nga trajnerit Ancelotti.
Për shërbimet e tij Napoli kërkon 25 milionë euro.