Pas Atletico Madridit edhe ekipi i Tottenhamit është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Elseid Hysaj, ka njoftuar të martën sajti “CalcioNews24”.
Bëhet e ditur se Tottenhami tashmë ka kontaktuar Napolin, i cili për lirimin e Hysajt po kërkon 20 milionë euro, transmeton “Koha Ditore”.
Hysaj tek ekipi anglez shihet si zëvendësim ideal për Kierian Trippierin që do të largohet këtë verë nga Londra.
Hysaj 25-vjeçar, ka kontratë me Napolin deri në vitin 2021, kurse karrierë në Serie A ka bërë edhe tek Empoli.