Skuadra angleze Tottenham Hotspur raportohet të jetë skuadra favorite për të transferuar mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysajn, madje edhe para Romës pasi Atletico Madridi i ka dhënë fund interesimit për të.
Atletico Madridi u tërhoq nga gara pasi bleu Kieran Trippierin nga Spurs.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi për ironi, Tottenhami tani po e vështron përfaqësuesin shqiptar si zëvendësim për Trippierin, shkruan “FootballItalia”.
Sipas “Radio Kiss Kiss”, skuadra nga Premier Liga është favorite për Hysajn, ndonëse edhe Roma vazhdon interesimin për të, transmeton Koha.net.
Napoli po kërkon rreth 25 milionë euro për 25 vjeçarin, i cili mund të luajë në dy anët e mbrojtjes, edhe majtas edhe djathtas.