Tottenhami po e konsideron Elseid Hysajn e Napolit si mbrojtës i djathtë pas një lëndimi të Juan Foythit, merr vesh Sky Sports News.
Sipas kreut të Spursit, Mauricio Pochettino, Foyth pritet të jetë jashtë fushës për “shumë javë”, transmeton Koha.net. Po ashtu, ai e konsideron Hysajn si kandidat potencial për sezonin e ri.
Gjithashtu, Tottenhami ka hapur tregun për një mbrojtës të plotë të djathtë për këtë verë. Ky ekip pati në dispozicion Kieran Trippierin dhe muajin e kaluar e ka shitur tek Atletico Madrid për rreth 23.5 milionë euro.
Hysaj, 25-vjeç, ka bërë mbi 130 paraqitje në Serie A për Napolin dhe 46 për Kombëtaren e Shqipërisë.