Elseid Hysaj me shumë gjasa do të largohet nga Napoli gjatë verës. Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk ka gjetur hapësira në formacionin e trajnerit Gennaro Gatuso dhe është i pakënaqur me situatën e tij tek ekipi italian.
Madje edhe menaxheri i lojtarit Mario Xhufredi ka bërë të ditur se Hysaj nuk do të vazhdojë kontratën me napolitanët, që i skadon në fund të sezonit aktual.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë fundmi, sipas mediave në Itali, interesim për Hysajn ka shprehur Atletico Madridi.
Madrilenët e shohin Hysajn si zëvendësues të Kieran Trippierit, që është suspenduar për disa javë nga futbolli aktiv.
Hysaj tek Atletico Madridi gjatë verës mund të transferohet si futbollist i lirë.
Këtë sezon 26-vjeçari ka luajtur në nëntë ndeshje në të gjitha garat.