Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hysaj tek Atletico si zëvendësues i Trippierit

Në afatin kalimtar të janarit është përmendur edhe emri i mbrojtësit të krahut të djathtë, Elseid Hysaj.

Hysaj, reprezentues i rregullt i Shqipërisë që në verën e kaluar u transferua te Lazio nga skuadra e Napolit, mund ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit të Spanjës.

“Tuttomercatoweb” ka raportuar të premten gjatë ditës se për Hysajn interesim ka shprehur kampioni në fuqi i Spanjës, Atletico Madridi.

Gazeta italiane ka shkruar se skuadra e kryeqytetit spanjoll ka nisur bisedimet me italianët për shkodranin 27-vjeçar.

Hysaj në 23 ndeshje të këtij kampionati e ka një gol të shënuar, ndërsa tek Atletico shihet si zëvendësues i Kieran Trippierit, i cili u transferua te Newcastle.

Artikuj të ngjashëm