Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hysaj afër kalimit te Lazio

Elseid Hysaj është afër t’i bashkohet skuadrës së Lazios, ka raportuar të mërkurën “football-italia”.

Siç raportohet në Itali, transferimi i Hysajt te Lazio është çështje kohe. Nuk është bërë e ditur se çfarë përfshihet në marrëveshje, por, ai do të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere.

Mbrojtësi i krahut, 27-vjeçari ka kontratë deri në fund të këtij muaji. Mbrojtësi i Shqipërisë ka refuzuar ta vazhdoj kontratën.

Edicionin e fundit luajti 29 ndeshje në të gjitha garat dhe ka kontribuar me tri asistime.

Artikuj të ngjashëm