Elseid Hysaj do të jetë futbollist i lirë në muajin qershor. Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me skuadrën e Napolit.
Mediat italiane kanë raportuar të hënën se për Hysajn në garë ka hyrë edhe Lazio.
Drejtori sportiv Igli Tare, thuhet se do të tentojë ta bindë mbrojtësin shqiptar të transferohet në “Olimpico”.
Për Hysajn interesim ka shprehur edhe Fiorentina.