Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami nuk planifikon kontratë të re për Kane

Tottenhami nuk ka planifikuar t’i ofrojë kontratë të re së shpejti Harry Kanet, raporton “The Athletic”.

Kapiteni i Anglisë aktualisht ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024 dhe është e paqartë nëse do ta vazhdoj qëndrimin edhe më tej te klubi anglez. Interesimi për sulmuesin anglez është i madh nga Manchester City.

28-vjeçari pjesë e Tottenhamit është prej vitit 2013. Këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 17 gola dhe ka kontribuar me tre asistime në 34 paraqitje.