Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami nis bisedimet me Kanen

Tottenhami i ka nisur bisedimet me sulmuesin kryesor të skuadrës, Harry Kane, për vazhdimin e kontratës.

“The Independent” shkruan se klubi nga Londra do t’i ofrojë kapitenit rritje të pagës dhe do ta mbajë atë edhe më gjatë në skuadër.

Raportohet se edhe dëshira e lojtarit është që të mbetet pjesë e Tottenhamit.

Për Kanen interesim të madh kanë shfaqur disa klube të mëdha evropiane dhe bëhet e ditur se kjo është edhe arsyeja e fillimit të negociatave për vazhdimin e kontratës.

Kontrata aktuale, 27-vjeçarit i skadon në vitin 2024.