Tottenhami është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Gremios, Everton Soares. Kështu, kanë raportuar mediumet angleze të enjten.
Bëhet e ditur se skautët e Tottenhamit tashmë e kanë përcjellë nga afër 23-vjeçarin dhe janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e tij, transmeton “Koha Ditore”. Tottenhami është i gatshëm ta transferoj Soaresin gjatë afatit kalimtar të janarit, duke ofruar rreth 40 milionë euro.
Soaresi është reprezentues i Brazilit kurse këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 32 ndeshje në të gjitha garat për Gremion. Ai prej janarit të vitit 2014 është pjesë e ekipit të parë të Gremios dhe ka kontratë deri në fund të vitit 2023.