Milani është duke përcjellë sulmuesin brazilian Everton Soares dhe po shpreson ta transferojë atë në afatin kalimtar të janarit, bën të ditur "Calciomercato.it" të dielën.
Skuadra e Serisë A ishte interesuar për sulmuesin 23-vjeçar edhe në afatin kalimtar të verës, por nuk arriti të realizojë transferimin, transmeton Koha Ditore.
Mirëpo, krerët e Milanit ende janë duke u interesuar për reprezentuesin e Brazilit. Everton është pjesë e Gremios, ndërsa për të ka shprehur interesim edhe Arsenali e Napoli.
Everton shkëlqeu me Brazilin në Copa America këtë verë. Everton ka luajtur në total 12 ndeshje me Brazilin dhe ka realizuar tre gola.
Këtë vit me Gremion ka shënuar dhjetë gola dhe asistuar dy në 24 ndeshje në të gjitha garat.