Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Everton Soares: Milani një klub i madh, njëri nga më të mirët në Evropë

Foto: Reuters

Anësori i Gremios dhe i Brazilit, Everton Suares i ka hapur dyert Milani, duke e përshkruar si një klub të madh e njërin nga më të mirët në Evropë.

23 vjeçari pati paraqitje shumë të mira me Brazilin në triumfin në Kupën e Amerikës, duke shënuar tre gola e duke bërë dy asistime, transmeton Koha.net.

“Mendoj se po, kam punuar për këtë”, ka thënë Soares për Tuttomercatoweb kur është pyetur nëse është i gatshëm për një transferim në Evropë.

“Do të doja ta testoja veten në Evropë me lojtarë ndërkombëtare prej të cilëve mund të mësoj dhe të rritem, si njeri dhe si lojtar. Milani është një klub i madh, njëri nga më të mëdhenjtë në Evropë. Ata i përkasin skenës më të mirë ndërkombëtare”, është shprehur Everton Soares.