Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami në garë për mesfushorin Neuhaus

Pas Borussia Dortmundit, edhe Tottenhami është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Borussia Moenchengladbachut, Florian Neuhaus.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Tottenhami ka kontaktuar ekipin gjerman dhe ka shprehur gatishmërinë të paguajë klauzolën e lirimit të mesfushorit në vlerë prej 40 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Tottenhami po synojnë transferimin e 23-vjeçarit gjatë këtij muaji, pasi trajneri Jose Mourinho e sheh si përforcim të rëndësishëm për mesfushën.

Neuhaus ka shënuar pesë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 25 ndeshje këtë edicion për Moenchengladbachun, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2024.