Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni nuk do ta transferojë Neuhausin

Skuadra e Bayern Munichut është tërhequr nga gara për transferimin e mesfushorit Florian Neuhaus, përcjellë “Bild” të premten. Gazeta gjermane bën të ditur se arsyeja që Bayerni nuk do ta transferojë këtë verë Neuhausin janë problemet financiara të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Në fakt, Bayerni ishte favorit për transferimin e Neuhausit, kartonin e të cilit Borussia Moenchengladbachu e vlerëson rreth 40 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Neuhaus këtë edicion ka qenë njëri prej mesfushorëve më të dalluar në Bundesligë dhe pritet që edhe sezonin tjetër të jetë pjesë e Gladbachut. 24-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tetë asistime në 41 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Neuhaus ka kontratë me Gladbachun deri në vitin 2024 kurse ka edhe pesë paraqitje e një gol të shënuar me Gjermaninë.