Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neuhaus kërkon kalimin te Liverpooli

Mesfushori gjerman Florian Neuhaus është i vendosur që karrierën ta vazhdojë në Premier League, te skuadra e Liverpoolit.

“Bild” ka raportuar të mërkurën se Neuhaus ka kërkuar nga drejtuesit e Borussia Moenchengladbachut ta pranojnë ofertën e Liverpoolit pasi dëshiron që të jetë pjesë e klubit anglez sezonin tjetër.

Liverpooli ka kohë që ka shprehur interesim për Neuhausin, i cili ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 40 milionë eurosh. 24-vjeçari këtë sezon ka treguar paraqitje të mira te Gladbachu pasi ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar tetë herë në 42 ndeshje në të gjitha garat. Neuhaus ka edhe pesë ndeshje me Gjermaninë kurse me Gladbachun ka kontratë deri në vitin 2024. Krahas Liverpoolit, interesim për transferimin e tij, ka shprehur edhe skuadra e Bayern Munichut.

Artikuj të ngjashëm