Tottenhami është i vendosur për ta transferuar mesfushorin e Milanit, Franck Kessien. Bëhet e ditur se ekipi londinez tashmë i ka bërë ofertë Kessiet që t’i bashkohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ekipi anglez i ka ofruar 24-vjeçarit pagë vjetore prej tetë milionë eurosh kurse për kartonin e tij, është i gatshëm t’i paguajë Milanit rreth 20 milionë euro.
Kessie pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata me Milanin. Ai tashmë ka refuzuar disa herë rinovimin e kontratës, pasi po kërkon të paktën shtatë milionë euro pagë vjetore. Kessie këtë edicion ka vetëm një paraqitje në Serie A, pasi sapo është kthyer nga lëndimi dhe është pjesë e Milanit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Atalanta.