Tottenhami është duke përgatitur ofertë për të transferuar yllin brazilian të Ajaxit, David Neres, në rast se dështon në transferimin e Giovani Lo Celsos apo Paulo Dybalas, njoftoi “Calciomercato” të dielën.
Klubi londinez po mendon të paguajë 60 milionë euro me shpresë për të siguruar shërbimet e Neresit, transmeton “Koha Ditore”. Braziliani 22-vjeçar stinorin e kaluar luajti në 50 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa shënoi 12 gola dhe asistoi 15 të tjerë.
Kontrata e Neresit me Ajaxin skadon më 2022. Ai së fundi ka debutuar edhe me Brazilin dhe ku në pesë ndeshje ka realizuar një gol.
Artikuj të ngjashëm