Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, David Neres që është pjesë e Ajaxit. Lajmi është bërë i ditur të premten nga mediumet angleze.
Mësohet se Tottenhami po synon transferimin e brazilianit Neres gjatë afatit kalimtar të janarit dhe për kartoniin e tij, është i gatshëm të shpenzojë mbi 60 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.
Neres ka shkëlqyer edicionin e shkuar te Ajaxi me 12 gola e 15 asistime dhe me ekipin holandez ka kontratë deri në vitin 2023. 22-vjeçari, këtë edicion ka dy gola e një asistim në 14 ndeshje në të gjitha garat me Ajaxin.