Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shakhtari siguron Neresin

Sulmuesi i krahut, David Neres do të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Shakhtar Donetskut në afatin kalimtar të janarit.

Mediumet e huaja kanë raportuar të mërkurën se Shakhtari ka arritur marrëveshje me skuadrën e Ajaxit për transferimin e futbollistit brazilian.

Për kartonin e Neresit, skuadra nga Ukraina do t’i paguajë Ajaxit 15 milionë euro. Ndërkohë, Neres me ekipin e ri do të firmos kontratë pesëvjeçare.

24-vjeçari është pjesë e Ajaxit prej janarit të vitit 2017 kur iu bashkua nga Sao Paulo dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Ai këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime në 22 ndeshje për Ajaxin në të gjitha garat.