Skuadra e Napolit edhe zyrtarisht ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, David Neres përcjell “Football-Italia” të enjten.
Neres po pëlqehet shumë nga trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, i cili po kërkon me ngulm transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit. Për kartonin e brazilianit, Napoli pritet të ofrojë rreth 40 milionë euro.
Neres ka kontratë me Benfican deri në vitin 2027 dhe këtë sezon ka treguar paraqitje të mira. 25-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka bërë po aq asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat.
Ai iu bashkua Benficas para fillimit të këtij sezoni nga Shakhtar Donetsku, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe te skuadra e Ajaxit.
Artikuj të ngjashëm