Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neres prezantohet te Benfica

Sulmuesi i krahut, braziliani David Neres është përforcimi më i ri i skuadrës së Benficas.

Neres është prezantuar te Benfica të hënën mbrëma dhe me ekipin portugez ka firmosur kontratë deri në vitin 2027.

Ai do ta ketë një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh.

Neres te Benfica është transferuar nga Shakhtar Donetsku për 15 milionë euro.

Neres në fillim të këtij viti u pat transferuar te Shakhtari nga Ajaxi, por për ekipin ukrainas nuk e ka zhvilluar për shkak të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.