Pas Juventusit edhe Benfica është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, brazilianit David Neres, shkruan “A Bola”. Juventusi ka kohë që është në kontakte me Neresin, i cili ka kontratë me Shakhtar Donetskun, por mund të largohet nga klubi ukrainas për shkak të luftës.
Neres iu bashkua Shakhtarit nga Ajaxi në janar të këtij viti, por me ekipin e ri nuk arriti ta luante asnjë ndeshje.
Kartoni i tij aktualisht vlerësohet rreth 30 milionë.
25-vjeçari ka kontratë me Shakhtarin deri në fund të vitit 2026, kurse në pjesën e parë të këtij edicioni ai pati katër gola e dy asistime për Ajaxin.