Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Koresë së Jugut, Kim Min-jae që këtë edicion po shkëlqen te Fenerbahçe. Bëhet e ditur se trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte ka kërkuar transferimin e 25-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Tottenhami për kartonin e tij, është gati t’i paguajë Fenerbahçes rreth 20 milionë euro. Min-jae iu bashkua ekipit turk para fillimit të këtij edicioni nga Beijing Guoan dhe deri më tani ka regjistruar 17 paraqitje në të gjitha garat.
Ai ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2025. Min-jae ka edhe 37 ndeshje dhe tre gola të shënuar me Përfaqësuesen e Koresë së Jugut.
Artikuj të ngjashëm