Harry Kane mund të largohet nga Tottenhami gjatë kësaj vere me kusht nëse skuadrat e interesuara për transferimin e tij, ofrojnë të paktën 150 milionë euro. Ky është çmimi që drejtuesit e Tottenhamit kanë caktuar për Kanen, i cili ka shprehur dëshirën të largohet nga ekipi londinez gjatë këtij afati kalimtar.
Kane është njëri prej sulmuesve kryesor në Premier League dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave, përfshirë këtu edhe Manchester Cityn. 27-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024 kurse edicionin e fundit, ka shënuar 33 gola dhe ka bërë 17 asistime në 49 ndeshje në të gjitha garat.