Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami ka bërë ofertë zyrtare për McKennien

Tottenhami ka bërë ofertë zyrtare për West McKennien, por që nuk i ka bindur drejtuesit e Juventusit.

Të dy klubet kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm për disa javë. Londinezët fillimisht ofruan shkëmbimin e Giovani Lo Celsos me Dejan Kulusevskin, por ky tentim rezultoi i pasuksesshëm pasi Juventusi kërkoi 35 milionë euro. Tani synohet McKennie. “Bianconerët” për ta lënë të lirë futbollistin e mesfushës kërkojnë rreth 30 milionë euro.

Tottenhami ka provuar që ta shkëmbejë atë me Tanguy Ndombelen, por edhe kjo ofertë është refuzuar. Mesfushori francez paguhet 10 milionë euro në vit, që është diçka e papërballueshme për “zonjën e vjetër”, ka shkruar “calciomercato” të shtunën.