Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për sulmuesin portugez Andre Silva, kanë njoftuar të martën mediumet britanike. Bëhet e ditur se Silva po shihet te Tottenhami si opsion për ta zëvendësuar kapitenin Harry Kane që ka gjasa të largohet në fund të këtij sezoni.
Për transferimin e Silvas, Tottenhami është i gatshëm t’i ofrojë mbi 50 milionë euro. Silva para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Leipzigut nga Eintracht Frankfurti dhe ka kontratë deri në vitin 2026.
25-vjeçari këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në shtatë paraqitje për Leipzigun në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm