Sport

Tottenhami interesohet për Flickun

Tottenhami është në kërkim të një trajneri të ri për edicionin 2021/2022.

“The Telegraph” shkruan se drejtuesit e klubit nga Londra janë të interesuar të flasin me trajnerin e Bayner Munichit, Hansi Flick, për t’i ofruar postin e trajnerit.

Flicku do të largohet nga Bayerni me të përfunduar edicioni dhe vendin e tij te skuadra gjermane do ta zë Julian Nagelsmann.

Po ashtu, Flicku po shihet si pasardhës i Joachim Loewit te përfaqësuesja e Gjermanisë.