Skuadra e Tottenhamit po insiston për transferimin e mesfushorit të Leeds Unitedit, Kalvin Phillips.
“The Sun” ka raportuar të martën se trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte po e kërkon me çdo kusht reprezentuesin e Anglisë. Madje, thuhet se Tottenhami është i gatshëm të paguajë mbi 50 milionë euro dëmshpërblim për ta siguruar Phillipsin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Phillips 25-vjeçar është njëri prej mesfushorëve defensiv më të vlerësuar në Premier League.
Ai ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka një gol dhe një asistim në 12 paraqitje në të gjitha garat.