Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami insiston për Carrascon

Skuadra e Tottenhamit po insiston në transferimin e Yannick Carrascos para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

“Sky Sports” ka raportuar të martën se Tottenhami po përpiqet ta bindë Atletico Madridin në lirimin e belgut 28-vjeçar.

Për sulmuesin e krahut, Tottenhami po ofron 40 milionë euro, kurse Carrasco është i gatshëm të transferohet në Angli. Këtë edicion Carrasco ka tri paraqitje në La Liga me Atleticon, por nuk e ka të garantuar vendin e titullarit në ekip. Ai ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2024.