Mesfushori Faton Toski mund të vazhdojë karrierën në Poloni. Toski 30-vjeçar ka bërë të ditur të martën për gazetën Koha Ditore se ka interesim nga një skuadër elitare e Polonisë.
"Është një skuadër në Poloni dhe dy të vendeve të tjera, por ende janë vetëm bisedime dhe nuk ka diçka konkrete. Jam lojtar i lirë dhe besoj se në janar do të ketë lëvizje", ka thënë Toski.
Ish-reprezentuesi i Kosovës, së fundi luajti te skuadra e Malajzisë, Perak. Karrierë ka bërë edhe te skuadra e Laçit në Shqipëri, FSV Frankfurtit, Bochumit dhe Eintracht Frankfurtit në Gjermani.
Artikuj të ngjashëm