Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tusha i bashkohet Termalicas

Sulmuesi shqiptar, Veton Tusha, karrierën do ta vazhdojë në Poloni. Qendërsulmuesi 19-vjeçar i është bashkuar skuadrës Termalica që bën gara në elitën e futbollit polak.

Tusha transferohet te Termalica nga skuadra e Denizlisporit, që bën gara në rangun e dytë të futbollit të Turqisë.

“Gati për sfidën e re në Ekstraklasa me skuadrën Termalica”, ka shkruar Tusha të premten mbrëma në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.

Tusha është pjesë e Kosovës U21. Skuadra e tij e re është në vendin e fundit në elitën e futbollit të Polonisë me 15 pikë. Te kjo skuadër luan edhe reprezentuesi i Kosovës, David Domgjoni.