Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torres kryen testet mjekësore te Barça të hënën

Ferran Torres

Sulmuesi i Manchester Cityt, Ferran Torres, do t’i kryejë testet mjekësore te skuadra e Barcelonës gjatë ditës së hënë.

21-vjeçari është pajtuar me kushtet që i ka ofruar klubi “blaugrana” dhe do të transferohet nga Anglia në Spanjë për marrëveshjen e 55 milionë eurove.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ish-sulmuesi i Valencias ka qenë në radarin e skuadrës që udhëhiqet nga Xavi Hernandez tash e një kohë të gjatë.

Gazeta spanjolle “Sport” ka thënë se prezantimi do të bëhet të martën.

Torres në shtatë ndeshje në të gjitha garat me Manchester Cityn në edicionin aktual, ka shënuar tri gola e një asistim.