Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torres e Olmo në listën e dëshirave të Barcelonës

Dani Olmo dhe Ferran Torres janë në listën e dëshirave të Barcelonës, njofton “Mundo Deportivo”.

Gjiganti i La Ligas është duke u interesuar për përforcime.

Torres është pjesë e Manchester Cityt. Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Ai këtë edicion i ka luajtur 7 ndeshje në të gjitha garat. Aktualisht ka një lëndim të këmbës.

Olmo 23-vjeçar është produkt i akademisë së Barcelonës. Ai në janar të vitit të kaluar u transferua te RB Leipzigut. Në gjashtë ndeshje në të gjitha garat me ekipin e Bundesligës gjermane, ka një asistim.