Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Olmo dëshiron kthimin te Barcelona

Mesfushori ofensiv, Dani Olmo, ka pranuar se dëshira e tij është që të kthehet në Spanjë, saktësisht te skuadra e Barcelonës.

Në një intervistë për “Marcan”, Olmo ka thënë se ndihet plotësisht gati për të luajtur në futbollin spanjoll dhe për të qenë pjesë e Barcelonës, ekip në të cilin 24-vjeçari u zhvillua si futbollist.

Aktualisht Olmo është pjesë e Leipzigut ndërsa interesim për transferimin e tij ka kohë që ka shprehur Barcelona.

Olmo u largua nga të rinjtë e Barcelonës në vitin 2014 për t’iu bashkuar Dinamo Zagrebit, ndërsa prej vitit 2020 po luan me sukses në Gjermani.

“Dua që një ditë të kthehem në Spanjë, ndërsa Barcelona gjithmonë do të jetë shtëpia ime pasi aty kam luajtur për gjashtë vjet”, ka thënë Olmo.

Reprezentuesi i Spanjës këtë sezon ka tri gola e katër asistime në të gjitha garat për Leipzigun, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.