Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Olmo është i lumtur te Leipzigu

Reprezentuesi i Spanjës, Dani Olmo, nuk dëshiron të largohet në fund të sezonit nga skuadra e Bundesligës, RB Leipzig.

“Nuk dua të nxitohem”, ka thënë futbollisti ofensiv për “Sport Bild”. “Jam i lumtur këtu dhe kam kontratë deri në vitin 2024. Nuk shoh ndonjë arsye për t’u larguar në verë dhe ta ndërrojë klubin”, theksoi ai.

Ka shumë spekulime rreth të ardhmes së Olmos 23-vjeçar. Një prej skuadrave që dëshiron ta ketë atë në skuadër është Barcelona. Megjithatë, ai nuk ka pasur kontakte me drejtuesit e skuadrës apo me trajnerin Xavi.

Olmo këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka pesë asistime në 17 ndeshje të luajtura.