Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona synon Olmon

Barcelona është duke synuar ta transferojë sulmuesin e Spanjës dhe RB Leipzigut, Dani Olmo, raporton “Fichajes” të dielën.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, e sheh Olmo si përforcim ideal. Ai po synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.

Mirëpo, para se Barcelona të blejë lojtarë, duhet të shesë ndonjë lojtarë për të mbledhë të hyra.

Olmo 24-vjeçar këtë stinor për Leipzigun i ka shënuar tre gola dhe asistuar katër herë.

Në Botëror ai luajti me Spanjën në katër ndeshje, ndërsa shënoi një gol e asistoi një tjetër.