Kyle Lowry realizoi 26 pikë përfshirë një trepikësh dy minuta pa përfunduar çereku i katërt dhe Toronto Raptors, me shumë vështirësi, arriti të fitojë në fund ndaj Washington Wizards, 122:118.
Kontribut të madh në fitoren e 20-të të edicionit për kampionin në fuqi të NBA-it, dha edhe Serge Ibaka me dyshifror të dyfishtë prej 23 pikëve e 10 kërcimeve, transmeton KTV.
Kjo ishte fitorja e katërt e njëpasnjëshme për Toronton, që luajti pa Pascal Siakam, Norman Powell dhe Marc Gasol.
Në listën e realizatorëve te skuadra humbëse, më i miri ishte Bradley Beal me 37 pikë, por që mbetën vetëm për statistika.